Lajmi ditës

Rrëzohet lideri i opozitës nga gjykata në Turqi, shpërthejnë protestat masive kundër Erdoganit në Ankara

Rrëzohet lideri i opozitës nga gjykata në Turqi, shpërthejnë protestat masive kundër Erdoganit në Ankara

Mijëra qytetarë u mblodhën para selisë së Partisë Popullore Republikane (CHP) në Ankara, pasi një gjykatë në Turqi anuloi kongresin e vitit 2023, në të cilin Ozgur Ozel ishte zgjedhur kryetar i opozitës kryesore, përcjellë Tema.mk nga mediat ndërkombëtare. Vendimi i gjykatës shihet si një goditje e rëndë për opozitën turke dhe kundërshtarët e presidentit Recep Tayyip Erdogan, ndërsa zhvillimi ka shkaktuar reagime të forta politike dhe lëkundje në tregjet financiare.


Pas vendimit, mbështetës të shumtë të CHP-së dolën në protesta, duke akuzuar pushtetin për presion dhe ndërhyrje politike ndaj opozitës.
Situata ka tensionuar atmosferën politike në Turqi, ndërsa priten reagime të tjera nga partitë opozitare dhe institucionet shtetërore.

Ndaj / Сподели