LAJME
Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të SerbisëHumbja e republikanëve në SHBA, bie çmimi i naftës në bursat botërore!Kjo është 17 vjeçarja në Maqedoni që është dhu’nuar e më pas është vr-arë, ja detaje të reja nga rasti!Përparim Bajrami doli nga burgu i Shutkës, ja çfarë pasurie la si garancion?Dalën detaje të reja për tragjedinë në Maqedoni: Vajza kishte arritur të shpëtonte edhe më parë, duke ikur nga dritarja, ndërsa kalimtarët e dërguan në spitalDeputetja Kaltrina Beqiri nga Brukseli: Liria e medias, kusht për demokraci dhe integrim evropian“Falenderimi i takon vetëm Zotit”/ Abdul El-Sayed: Sot e kthyem ‘Inshallah’ në ‘Alhamdulillah’Dollari amerikan në rënie, tregjet financiare tronditen nga rezultati i zgjedhjeve në SHBAArrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të SerbisëHumbja e republikanëve në SHBA, bie çmimi i naftës në bursat botërore!Kjo është 17 vjeçarja në Maqedoni që është dhu’nuar e më pas është vr-arë, ja detaje të reja nga rasti!Përparim Bajrami doli nga burgu i Shutkës, ja çfarë pasurie la si garancion?Dalën detaje të reja për tragjedinë në Maqedoni: Vajza kishte arritur të shpëtonte edhe më parë, duke ikur nga dritarja, ndërsa kalimtarët e dërguan në spitalDeputetja Kaltrina Beqiri nga Brukseli: Liria e medias, kusht për demokraci dhe integrim evropian“Falenderimi i takon vetëm Zotit”/ Abdul El-Sayed: Sot e kthyem ‘Inshallah’ në ‘Alhamdulillah’Dollari amerikan në rënie, tregjet financiare tronditen nga rezultati i zgjedhjeve në SHBA
Lajmi ditës

Qeveria e Maqedonisë vendim për uljen e akcizës së benzinës dhe dizelit, ja sa denarë

Qeveria e Maqedonisë vendim për uljen e akcizës së benzinës dhe dizelit, ja sa denarë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar një vendim për ndryshimin e mënyrës së llogaritjes dhe uljen e akcizës për benzinën dhe dizelin, me qëllim zbutjen e rritjes së çmimeve të derivateve të naftës në vend, përcjell INA.

Sipas autoriteteve ekzekutive, ky hap ndërmerret për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve dhe ekonominë vendi, në një periudhë kur kuotimet e naftës së papërpunuar në tregjet ndërkombëtare shënojnë rritje të lartë. Qeveria bëri me dije se po ndjek nga afër lëvizjet ditore të çmimeve për të ndërmarrë ndërhyrje të shpejta.

Me zbatimin e kësaj mase, ndikimi i shtrenjtimit te konsumatori final do të jetë më i ulët. Sipas përllogaritjeve zyrtare, pa uljen e akcizës çmimi i benzinës do të rritej me rreth 4 denarë për litër, ndërsa tani pritet një rritje prej rreth 3 denarësh. Te dizeli, amortizimi është edhe më i ndjeshëm: në vend të një rritjeje të parashikuar prej 8 denarësh për litër, shtrenjtimi pritet të jetë rreth 6 denarë.

Vendimi i ri i kalon tashmë Komisionit Rregullator për Energjetikë, i cili pritet të zyrtarizojë çmimet e reja me pakicë, ku do të pasqyrohet efektet e kësaj mase mbrojtëse.(INA)

Ndaj / Сподели