LAJME
Dalin pamjet/ Ja si u godit për vdekje motoristi 19 vjeçar mbrëmjen e kaluar në Shkup (VIDEO)Trump i nënshtrohet kontrollit mjekësor, si është gjendja e tij?Hegseth mesazh Iranit: SHBA-të janë më se të afta për të rinisur luftënPersoni që humbi jetën mbrëm në Shkup pas përplasjes me motor është një 19 vjeçar, ja detajet e rejaE dhimbshme – Raportohet se një person ka ndërruar jetë në aksidentin me motor në rrugën e pllastikave në Shkup?!Aksident i rëndë në rrugën e Plastikave në Shkup, motoçiklisti dërgohet me urgjencë në Spitalin e Qytetit, ja detajetSKANDAL në qiellin e maqedonisë: Humbet komunikimi me avionët, mbyllen disa korridore ajrore – ja detajetGruevski ka shtetësi hungareze që në vitin 2022, kthimi në Maqedoni është një mision i pamundurDalin pamjet/ Ja si u godit për vdekje motoristi 19 vjeçar mbrëmjen e kaluar në Shkup (VIDEO)Trump i nënshtrohet kontrollit mjekësor, si është gjendja e tij?Hegseth mesazh Iranit: SHBA-të janë më se të afta për të rinisur luftënPersoni që humbi jetën mbrëm në Shkup pas përplasjes me motor është një 19 vjeçar, ja detajet e rejaE dhimbshme – Raportohet se një person ka ndërruar jetë në aksidentin me motor në rrugën e pllastikave në Shkup?!Aksident i rëndë në rrugën e Plastikave në Shkup, motoçiklisti dërgohet me urgjencë në Spitalin e Qytetit, ja detajetSKANDAL në qiellin e maqedonisë: Humbet komunikimi me avionët, mbyllen disa korridore ajrore – ja detajetGruevski ka shtetësi hungareze që në vitin 2022, kthimi në Maqedoni është një mision i pamundur
Lajmi ditës

Qamili: BDI e shiti gjysmën e Tetovës për 1 euro metër katrorin, ja dokumentet

Qamili: BDI e shiti gjysmën e Tetovës për 1 euro metër katrorin, ja dokumentet

Zv.kryetari i Komunës së Tetovës dhe zëdhënësi i VLEN-it Albi Qamili, në një paraqitje në TV Koha në emisionin “OnTime”, tha se në kohën e BDI-së janë bërë shitjet më të mëdha të pronave publike të Tetovës.

Ai për këtë prezantoi edhe fakte, duke thënë se ka vendime nga Këshilli i Komunës së Tetovës për shitjet që janë bërë nga BDI.

“Paramendoni kush akuzon, akuzon një parti e cila e shiti gjysmën e Tetovës dhe këtë mund t’ua dëshmoj me fakte. Gjatë mandatit të BDI-së ata shitën shumë prona publike me 3, 4 euro për metër katror. BDI ka shitur Monopolin mbi 15 mijë metër katror me 5 euro metër katror, dmth gjithë këtë pronë e ka shitur për 78 mijë euro. Ka shitur Teteksin, 227,619 metër katror për 5 euro, ka shitur Shik Jellakun për 29 mijë euro edhe atë një biznesmeni kontrovers Daka Davidoviq. Shiti Aluminën 25 mijë metër katror për 125 mijë euro. Është qesharake që kjo parti sot del dhe akuzon për shitje të pronave publike”, tha Qamili, duke shtuar se kanë dorëzuar disa aktpadi për udhëheqësinë e kaluar, por asnjëra prej tyre nuk është procesuar.

Ai gjithashtu siguroi qytetarët se nuk do të ketë asnjë shitje të jashtëligjshme të pronave publike gjatë udhëheqjes aktuale.

Ndaj / Сподели