Lajmi ditës

“Protesta studentore”, BIRN: “Duart e huaja”, alibi e Ramës për të shmangur përgjegjësinë politike

“Protesta studentore”, BIRN: “Duart e huaja”, alibi e Ramës për të shmangur përgjegjësinë politike

Ndërsa protestat e studentëve dhe të rinjve janë përshkallëzuar në të gjithë vendin, kryeministri Edi Rama ka fajësuar opozitën dhe aktorë të paidentifikuar të huaj për trazirat. Ekspertë të komunikimit dhe qeverisjes e shohin këtë retorikë si një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga shkaqet e protestave dhe përgjegjësia politike e qeverisë.protestaPak metra larg sheshit përpara Kryeministrisë, ku policia dhe protestuesit po përplaseshin të enjten në mbrëmje, një grup të rinjsh përpiqeshin t’i shpëtonin gazit lotsjellës duke u larguar drejt zonës së ish-Bllokut, pranë Kryesisë së Kuvendit.BIRN dëshmoi momentin kur dy prej tyre u ndaluan nga dy persona të veshur civilë, të cilët mbanin shkopinj gome në duar. Pasi i futën të rinjtë në një makinë të bardhë, personat u larguan nga vendngjarja. Dy vajza që shoqëronin të ndaluarit arritën të largoheshin me vrap.“Edhe neve na thanë: ‘Afrohuni, mos kini frikë’, por ne vrapuam. Shokët tanë i ndaluan”, tregoi njëra prej tyre, studente e vitit të dytë të Arkitekturës.E shqetësuar, studentja u përpoq të telefononte njërin prej djemve, shok kursi në universitet, por ai nuk iu përgjigj. Ajo nuk e dinte nëse ishte shoqëruar nga policia apo ku ishte dërguar dhe po përpiqej të vendoste nëse duhej të njoftonte prindërit e tij, të cilët jetonin jashtë Tiranës.Pak metra më tej, disa furgonë policie ishin parkuar në anë të rrugës, ndërsa efektivët po shoqëronin të rinj të tjerë të ndaluar drejt automjeteve.Skena të ngjashme u përsëritën gjatë natës së të enjtes në rrugët e kryeqytetit. Në disa raste, ndalimet u kryen nga persona të veshur civilë, që përdornin automjete pa shenja identifikuese të policisë.

Ndaj / Сподели