LAJME
Tetovari me punë në Gjermani, bie nga skelja dhe ndërron jetë në vend puneKëpurdha të mykura në një market të “Kipper”-it, qytetarët reagojnëKasami: Pas më shumë se 15 vitesh, punëtorët e NPK-së me paga dhe kontribute të paguara“Rasti i Llacës”, reagon Myftinia e Tetovës – ja çfarë thotë!55-vjeçari denoncon në polici: 35-vjeçari dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur në TetovëPersoni që ka kontaktuar me Shehollin ka qenë drejtor në qeveritë e BDI-së, ja EMRIMalësia e Tetovës po mbetet pa nxënës, në të gjithë shtetin po bie numri i filloristëve“Lëvizja e Deçanit” shtrihet edhe në Tetovë? Kush është islamofobi Murat Ismaili që mundohet të ‘hiqet’ si ‘atdhetar’?!Tetovari me punë në Gjermani, bie nga skelja dhe ndërron jetë në vend puneKëpurdha të mykura në një market të “Kipper”-it, qytetarët reagojnëKasami: Pas më shumë se 15 vitesh, punëtorët e NPK-së me paga dhe kontribute të paguara“Rasti i Llacës”, reagon Myftinia e Tetovës – ja çfarë thotë!55-vjeçari denoncon në polici: 35-vjeçari dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur në TetovëPersoni që ka kontaktuar me Shehollin ka qenë drejtor në qeveritë e BDI-së, ja EMRIMalësia e Tetovës po mbetet pa nxënës, në të gjithë shtetin po bie numri i filloristëve“Lëvizja e Deçanit” shtrihet edhe në Tetovë? Kush është islamofobi Murat Ismaili që mundohet të ‘hiqet’ si ‘atdhetar’?!
Lajmi ditës

Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Fjalimet në ditën e 35-të para Kryeministrisë kanë nisur me leximin e një deklarate nga grupi organizator, e mbajtur nga Dritan Goxhaj, i cili ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në deklaratë theksohet rëndësia e kësaj dite dhe ndikimi që SHBA ka në botë, ndërsa u nënvizua se shoqëritë demokratike kanë të drejtë të kërkojnë ndryshimin kur besimi i qytetarëve ndaj pushtetit cenohet.

“Sot, në Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, i urojmë popullit amerikan 250-vjetorin e Pavarësisë! SHBA është aleate strategjike e Shqipërisë dhe mike e popullit shqiptar që ka qëndruar pranë. Në këtë ditë, kujtojmë Deklaratën e Pavarësisë. Ajo ishte shpallja e një parimi që vazhdon të frymëzojë popuj anembanë botës, se qeveritë e marrin legjitimitetin nga të qeverisurit. Deklarata e Pavarësisë na kujton se pushteti nuk është pronë e një qeverie, por besim i dhënë nga qytetarët. Kur ky besim cenohet, shoqëritë demokratike kanë të drejtë të kërkojnë ndryshimin me mjete demokratike. Gëzuar 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve! Liria nuk është dhuratë e pushtetit, por e drejtë e njerëzve”, u shpreh Goxhaj.

Ndaj / Сподели