SHKODËR – Ngjarja e rëndë raportohet në Dukagjin ku kanë humbur jetën dy persona dhe është plagosur një i tretë pas përplasjeve me armë zjarri
Burime paraprake bëjnë me dije se një telefonatë për ngjarjen ka mbërritur në Policinë e Shkodrës, ndërsa informacionet janë ende të pakonfirmuara zyrtarisht.
Situata vështirësohet edhe nga terreni i thellë malor. Zona e Dukagjinit ndodhet disa orë larg Shkodrës, ndërsa mungesa e valës telefonike në disa pjesë e bën të vështirë komunikimin dhe marrjen e informacionit të plotë.
Policia ka shkuar në vendngjarje she pritet konfirmimi zyrtar nga autoritetet.
