Lajmi ditës

Përgatitje për 5 Majin – Ditën e Dëshmorëve, Memishi me homazhe në disa fshatra të Tearcës

Përgatitje për 5 Majin – Ditën e Dëshmorëve, Memishi me homazhe në disa fshatra të Tearcës

Me rastin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve, Komuna e Tearcës ka organizuar aktivitete përkujtimore në nder të të rënëve. Kryetari i komunës, Daut Memishi, do të zhvillojë vizita në disa fshatra të komunës, ku do të bëjë homazhe pranë pllakave përkujtimore, duke nderuar dëshmorët e rënë gjatë konfliktit të vitit 2001. Këto aktivitete synojnë ruajtjen e kujtesës kolektive dhe respektimin e sakrificës së atyre që dhanë jetën për liri./Tema.mk/

Ndaj / Сподели