Lajmi ditës

Ndalohet nga Policia Stefan Bogoev, ish kryetari Karposhit, njëherit edhe ish drejtori i Doganave të Maqedonisë, ja detajet

Ndalohet nga Policia Stefan Bogoev, ish kryetari Karposhit, njëherit edhe ish drejtori i Doganave të Maqedonisë, ja detajet

Ish-kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, është ndaluar nga organet kompetente.
Sipas raportimit të portalit 4news.mk, ndalimi i Bogoevit dyshohet se lidhet me një hetim që është në zhvillim. Deri më tani, institucionet kompetente nuk kanë dhënë konfirmim zyrtar për arsyet e ndalimit dhe as detaje lidhur me procedurat eventuale që po zhvillohen.
Stefan Bogoev është ish-kryetar i Komunës së Karposhit dhe funksionar shumëvjeçar politik nga radhët e LSDM-së. Ai gjithashtu ka ushtruar edhe detyrën e drejtorit të Doganave.
Publiku pret informacione shtesë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria gjatë ditës, raportoi 4news.mk.

Ndaj / Сподели