Lajmi ditës

Përfundon në pranga profesoresha universitare në Maqedoni, mori rryshfet për një provim

Përfundon në pranga profesoresha universitare në Maqedoni, mori rryshfet për një provim

Më 29.06.2026, në orën 11:45 në Shtip, zyrtarë policorë nga SPB Shtip kanë privuar nga liria T.A. (39) nga Shtipi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “marrje e ryshfetit”. Paraprakisht, më 22.06.2026, K.B. (26) nga Turqia, me qëndrim të përkohshëm në Shtip, student në Universitetin “Goce Dellçev”, kishte denoncuar se T.A. i kishte kërkuar 300 euro për të kaluar një provim, të cilin ai do ta jepte shtesë më 29.06.2026.
​Janë ndërmarrë masa në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike në Shtip, me çka studentit K.B. iu dorëzuan tri prerje nga 100 euro, të cilat ishin të përpunuara në mënyrë krim-teknike. Zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria T.A. menjëherë pasi ajo ka pranuar paratë. Ajo është ndaluar në stacionin policor, paratë janë sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të ngrihet kallëzimi përkatës.

Ndaj / Сподели