Lajmi ditës

Pa patentë dhe me moped, 28-vjeçari nga Bogovina arrestohet pas aksidentit në Tetovë

Pa patentë dhe me moped, 28-vjeçari nga Bogovina arrestohet pas aksidentit në Tetovë

Më 06.07.2026 në ora 17:45, në rrethrrotullimin midis bulvardit “Ilinden” dhe “Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Trafikun Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin J.B. (28) nga fshati Bogovinë. Ai, duke drejtuar një moped me targa të Shkupit pa leje drejtimi, ka qenë pjesëmarrës në një aksident komunikacioni. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, me udhëzimet e të cilit mopedi është konfiskuar, ndërsa ndaj personit do të ngrihet parashtresa përkatëse.

Ndaj / Сподели