Lajmi ditës

Një person ka kërcënuar Mickoskin, ja detajet

Një person ka kërcënuar Mickoskin, ja detajet

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nisur procedurë ndaj një 39-vjeçari nga fshati Çerkez, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikim i sigurisë” nga neni 144, paragrafi 5 i Kodit Penal.

I dyshuari, përmes mesazheve në rrjetet sociale, ka fyer dhe kërcënuar kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Duke vlerësuar rrethanat e kryerjes së veprës, rrezikun e arratisjes, si dhe faktin se i dyshuari dyshohet edhe për vepra të tjera penale nga fusha e krimit të dhunshëm – dhunë dhe fajde, si dhe për një numër të madh kundërvajtjesh për prishje të rendit dhe qetësisë publike – prokurori publik i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake caktimin e masës së paraburgimit.

Sipas provave të siguruara lidhur me sjelljen e tij të mëparshme, bëhet fjalë për një person konfliktual, i cili përfshihet vazhdimisht në debate, kërcënime dhe përleshje fizike me persona që kanë bërë kallëzime ndaj tij.

Prokuroria vlerëson se ekziston rrezik real që sjelljet e tij agresive të përshkallëzohen në vepra më të rënda penale, me pasoja që mund të rrezikojnë jetën e personave ndaj të cilëve janë drejtuar kërcënimet.

Ndaj / Сподели