LAJME
Musk i kthen shpinën republikanëve? Fshin postimet në mbështetje të tyre pas fitores së demokratëve!Gjendet pa shenja jete ministri i ekonomisë në një hotel në këtë shtet, ja detajet! (FOTO)Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të SerbisëHumbja e republikanëve në SHBA, bie çmimi i naftës në bursat botërore!Kjo është 17 vjeçarja në Maqedoni që është dhu’nuar e më pas është vr-arë, ja detaje të reja nga rasti!Përparim Bajrami doli nga burgu i Shutkës, ja çfarë pasurie la si garancion?Dalën detaje të reja për tragjedinë në Maqedoni: Vajza kishte arritur të shpëtonte edhe më parë, duke ikur nga dritarja, ndërsa kalimtarët e dërguan në spitalDeputetja Kaltrina Beqiri nga Brukseli: Liria e medias, kusht për demokraci dhe integrim evropianMusk i kthen shpinën republikanëve? Fshin postimet në mbështetje të tyre pas fitores së demokratëve!Gjendet pa shenja jete ministri i ekonomisë në një hotel në këtë shtet, ja detajet! (FOTO)Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të SerbisëHumbja e republikanëve në SHBA, bie çmimi i naftës në bursat botërore!Kjo është 17 vjeçarja në Maqedoni që është dhu’nuar e më pas është vr-arë, ja detaje të reja nga rasti!Përparim Bajrami doli nga burgu i Shutkës, ja çfarë pasurie la si garancion?Dalën detaje të reja për tragjedinë në Maqedoni: Vajza kishte arritur të shpëtonte edhe më parë, duke ikur nga dritarja, ndërsa kalimtarët e dërguan në spitalDeputetja Kaltrina Beqiri nga Brukseli: Liria e medias, kusht për demokraci dhe integrim evropian
Lajmi ditës

Një kryetar komune në Maqedoni ka paraqitur 11 armë me leje, ja cili është

Një kryetar komune në Maqedoni ka paraqitur 11 armë me leje, ja cili është

Emri i tij lidhet drejtpërdrejt me dy kompani në vend: njëra është likuiduar prej kohësh, ndërsa tjetra ndodhet në proces falimentimi – të dyja kanë pasur një qarkullim të papërfillshëm para se të mbyllen. Në të njëjtën kohë, ai zotëron edhe aksione në një kompani në Bullgari, e cila është joaktive në treg, ndërsa bashkëshortja e tij është bashkëpronare e një kompanie vendase që operon me humbje. Dosja e pasurisë familjare përfshin pasuri të paluajtshme, por edhe armë. Përveç aksioneve në kompani, pasurive të paluajtshme dhe bizhuterive, kryetari i komunës së Kumanovës dhe lideri i ZNAM-it në pushtet, Maksim Dimitrievski, në pyetësorin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka deklaruar se posedon edhe leje për armë, përcjell Nistori.

Ai ka raportuar gjithashtu se posedon personalisht 11 armë, pa specifikuar llojin e tyre. Megjithatë, është deklaruar vlera e tyre: arma më e lirë vlerësohet 12 mijë denarë, ndërsa më e shtrenjta 60 mijë denarë. Në total, vlera e të gjitha armëve arrin në 434 mijë denarë.

Pasi Dimitrievski deklaroi publikisht se nuk jeton vetëm me pagën e zyrtarit, por se që nga viti 1998 është marrë me biznes, ka punuar jashtë vendit dhe ka investuar e riinvestuar, ne verifikuam se cilat kompani zotëron dhe çfarë pasurie ka krijuar, veçanërisht gjatë kohës që ka qenë kryetar komune.

Ndaj / Сподели