LAJME
“Popull shtetformues” sipas Ramës, “20 për qind” sipas Kushtetutës!Rama sërish i provokon shqiptarët!“Presioni i brendshëm dhe mos pasja zgjidhje tjetër”, Rama “shkrin akuj” – ia zgjatë dorën VLEN-it!Xhensila Myrtezaj dërgohet në gjyq për evazion fiskal – i ka fshehur të ardhurat nga koncertet!22 Nëntori – Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, 118 vjet nga Kongresi historik i ManastiritMenduh Thaçi: Ali Ahmeti mbetet fajtori kryesor i politikës shqiptareAli Ahmeti ngre flamurin kombëtar në Zajaz: “Nëna Shqiptare”, simbol i identitetit dhe krenarisë kombëtare!Konflikti për pronën përfundon me dhunë, vëllai dyshohet se sulmoi fizikisht vëllanëLajm i keq, raportohet se do të rritet çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni, ja DETAJET!“Popull shtetformues” sipas Ramës, “20 për qind” sipas Kushtetutës!Rama sërish i provokon shqiptarët!“Presioni i brendshëm dhe mos pasja zgjidhje tjetër”, Rama “shkrin akuj” – ia zgjatë dorën VLEN-it!Xhensila Myrtezaj dërgohet në gjyq për evazion fiskal – i ka fshehur të ardhurat nga koncertet!22 Nëntori – Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, 118 vjet nga Kongresi historik i ManastiritMenduh Thaçi: Ali Ahmeti mbetet fajtori kryesor i politikës shqiptareAli Ahmeti ngre flamurin kombëtar në Zajaz: “Nëna Shqiptare”, simbol i identitetit dhe krenarisë kombëtare!Konflikti për pronën përfundon me dhunë, vëllai dyshohet se sulmoi fizikisht vëllanëLajm i keq, raportohet se do të rritet çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni, ja DETAJET!
Lajmi ditës

“Nga fitorja në fitore” Erdogan njofton përforcimin e ushtrisë turke me aeroplanin Bayraktar Kızılelma

“Nga fitorja në fitore” Erdogan njofton përforcimin e ushtrisë turke me aeroplanin Bayraktar Kızılelma

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se aeroplani i parë luftarak pa pilot i Turqisë, Bayraktar Kızılelma, i është shtuar inventarit të Forcave të Armatosura Turke, pas përfundimit me sukses të testeve të pranimit.

Erdogan e cilësoi këtë zhvillim si një ditë historike dhe rezultat të viteve të tëra pune e përpjekjesh.

Ai shprehu besimin se pajisja e ushtrisë me këtë aeroplan do të kontribuojë në arritjet e mëtejshme të saj. “Unë besoj se ushtria jonë e lavdishme do të shkojë nga fitorja në fitore me Bayraktar Kızılelma dhe uroj që ky zhvillim krenar të jetë i mbarë dhe i suksesshëm”, deklaroi lideri turk.

Në njoftimin e kompanisë Baykar bëhet e ditur se Kızılelma është një projekt kombëtar, i zhvilluar tërësisht me burimet dhe teknologjinë e vetë kompanisë.

Pas përfundimit me sukses të testeve të pranimit, aeroplani ka kaluar një tjetër fazë të rëndësishme drejt përdorimit nga Forcat e Armatosura Turke.

Zhvillimi i projektit nisi në vitin 2021, kur më 20 korrik u prezantuan për herë të parë pamjet e projektimit konceptual të aeroplanit.

Më 12 mars 2022 ai hyri në linjën e prodhimit, ndërsa fluturimin e parë e realizoi me sukses më 14 dhjetor të po atij viti, duke tejkaluar edhe objektivin e kompanisë për vitin 2023.

Ndaj / Сподели