Lajmi ditës

Netanyahu: Lufta me Iranin nuk ka mbaruar

Netanyahu: Lufta me Iranin nuk ka mbaruar

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të enjten se lufta me Iranin “nuk ka mbaruar”, mes përshkallëzimit ushtarak midis Teheranit dhe Uashingtonit në ditët e fundit.

“Lufta nuk ka mbaruar. Ka sfida të reja”, tha Netanyahu, raporton Anadolu.

Ai theksoi se ruajtja e superioritetit ajror mbetet një shtyllë themelore e doktrinës së sigurisë kombëtare të Izraelit. “Ruajtja e superioritetit ajror është një shtyllë themelore e doktrinës së sigurisë kombëtare të Izraelit. Është çelësi për ruajtjen e stabilitetit në Lindjen e Mesme të trazuar”, deklaroi Netanyahu.

Ndaj / Сподели