LAJME
Policia e Tetovës i zbardhë dy vjedhje, ja detajet“Vendimi për krerët e UÇK-së”, Ahmeti thotë se këtë vendim as gjykatat e Millosheviçit nuk do e jepnin – a harroj se ai vet ka lobuar për votimin e saj!BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëSamir Mane paraqitet në SPAK, në fokus hetimet për vilën 188/1 në “Green Coast”, ja detajetPolicia e Tetovës i zbardhë dy vjedhje, ja detajet“Vendimi për krerët e UÇK-së”, Ahmeti thotë se këtë vendim as gjykatat e Millosheviçit nuk do e jepnin – a harroj se ai vet ka lobuar për votimin e saj!BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëSamir Mane paraqitet në SPAK, në fokus hetimet për vilën 188/1 në “Green Coast”, ja detajet
Lajmi ditës

Tetë persona arrestohen për posedim të drogës në disa qytete të vendit

Tetë persona arrestohen për posedim të drogës në disa qytete të vendit

Gjatë 24 orëve të fundit, zyrtarët policorë në disa lokacione të vendit kanë privuar nga liria tetë persona, pasi tek ata është gjetur drogë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Në Shkup, policia ka arrestuar GJ.D. (30) nga Velesi, F.P. (28) nga Kumanova, si dhe I.M. (23), B.V. (27), A.B. (27) dhe A.SH. (29), të gjithë nga Shkupi. Gjatë kontrolleve, tek ata janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, si dhe substanca në formë pluhuri dhe gungash. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.
Në Tetovë, rreth orës 23:40 në rrugën “Ilindenska”, zyrtarët e SPB Tetovë kanë arrestuar E.B. (19) nga Tetova, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Edhe për këtë rast do të pasojë parashtresë përkatëse pas dokumentimit të plotë.
Ndërkaq, në Manastir, rreth orës 01:00 pas mesnate në rrugën “Partizanska”, pranë sallës sportive, policia ka arrestuar S.T. nga Manastiri, pasi gjatë kontrollit i është gjetur marihuanë.
Nga MPB bëjnë të ditur se pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të të gjitha rasteve, ndaj personave të arrestuar do të ngrihen procedurat dhe kallëzimet e nevojshme ligjore.

Ndaj / Сподели