Një pretendim për përdorimin e municionit kimik të prodhuar në Maqedoninë e Veriut kundër protestuesve në Tiranë është bërë publik përmes një postimi në rrjetet sociale, informon tetova1.
Sipas autorit të postimit, një protestues në Tiranë është goditur në ballë nga një granatë me municion kimik, që pretendohet se është prodhuar nga kompania ICEMAK DOO. Në postim përmenden edhe Doncho Anchovski dhe Jordan Anchovski, të cilët autori i identifikon si pronarë të kompanisë.Në të njëjtin postim, autori u drejtohet shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, duke u bërë thirrje të vizitojnë banesat e dy personave të përmendur, si dhe fabrikën e kompanisë, adresën e së cilës thotë se e ka publikuar në fotografitë e bashkëngjitura.Pretendimet për prodhuesin e municionit dhe rrethanat e incidentit nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.“Vellezer shqiptare, banore ne FYROM ky shqiptari protestues ne Tirane eshte goditur ne balle nga nje granate municioni kimik e prodhuar nga kompania sllavo maqedonase ICEMAK DOO me pronare: Doncho Anchovski dhe Jordan Anchovski.Vellezer shqiptare te FYROM- it vellazerisht ju bej thirrje t’i beni nje vizite ne banese ketyre dy Anchovski si edhe fabrikes se tyre ne adresen, qe e keni ketu ne fotot e postuara prej meje…..”/tetova1.mk
