Lajmi ditës

Mitsotakis shpall paketën e re ekonomike për Greqinë: 400 euro shtesë për pensionistët, paga minimale 1000 euro

Mitsotakis shpall paketën e re ekonomike për Greqinë: 400 euro shtesë për pensionistët, paga minimale 1000 euro

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis nga Selaniku ka njoftuar një paketë të re masash ekonomike, që prek pensionistët, punonjësit, fermerët, familjet me fëmijë dhe bizneset shpalli mbrëmjen e së shtunës, Paketa për vitin 2027 vlerësohet në rreth 1,8 deri në 2 miliardë euro, ndërsa një pjesë e masave do të zbatohet gradualisht deri në vitin 2030. Konkretisht pensionistët mbi 65 vjeç, personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit e pasiguruar, do të marrin nga 30 nëntori sivjet, çdo vit, një ndihmë të përhershme prej 400 eurosh, 100 euro më shumë se sot.Një tjetër masë është edhe kthimi i një pjese të qirasë. Më 30 nëntor do të bëhet rimbursimi me vlerën e një qiraje mujore për vitin 2025, ndërsa mjekët, infermierët dhe mësuesit që shërbejnë në zonat e periferisë do të përfitojnë një mbështetje sa dy qira mujore.Në sektorin privat, paga minimale do të rritet gradualisht nga 950 euro në prill të 2027 në 1.000 euro bruto deri në janar të vitit 2028, ndërsa kontributet që paguan punonjësi do të ulen edhe me 0,5%. Nëpunësit e shtetit do të marrin nga dhjetori i vitit 2027 për herë të parë pas më shumë se një dekade një bonus Krishtlindjesh prej 500 eurosh bruto. Pagat e tyre do të rriten gjithashtu gradualisht me rreth 80 euro bruto në muaj deri në fillim të vitit 2028.

Ndaj / Сподели