Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur sot nga gazetarët nëse Fatmir Limani do të vazhdojë të ushtroj detyrën e ministrit pas rekonstruimit të Qeverisë, tha se kjo pyetje duhet t’i bëhet koalicionit VLEN.
“Për ne VLEN është partner strategjik në kuadër të Qeverisë, kështu që këtë pyetje duhet ta drejtoni aty”, tha Mickoski.
Kujtojmë se dje ministri Limani kishte deklaruar se puna e tij dhe bashkëpunimi me koalicionin VLEN ka përfunduar.
Lajmi ditës
Mickoski: Nëse Fatmir Limani do të vazhdojë si ministër duhet të pyetet VLEN-i
