LAJME
BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëSamir Mane paraqitet në SPAK, në fokus hetimet për vilën 188/1 në “Green Coast”, ja detajetGoditet për vdekje nga vetura një 21-vjeçare, ja detajetSerwer: Amerikanët dhe evropianët të ndihen të turpëruar e kriminalizuan një lëvizje çlirimtare që e mbështetenBDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëSamir Mane paraqitet në SPAK, në fokus hetimet për vilën 188/1 në “Green Coast”, ja detajetGoditet për vdekje nga vetura një 21-vjeçare, ja detajetSerwer: Amerikanët dhe evropianët të ndihen të turpëruar e kriminalizuan një lëvizje çlirimtare që e mbështeten
Lajmi ditës

Mexhiti: Nuk ka cep të Çairit ku nuk punohet, më 9 maj VLEN-in e bëjmë një

Mexhiti: Nuk ka cep të Çairit ku nuk punohet, më 9 maj VLEN-in e bëjmë një

Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderit e VLE-it, Izet Mexhiti, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për punën e tij në krye të Çairit, VLEN-in, si dhe akuzat e opozitës.

Ai tregoi se ka shumë punë që janë hapur në Çair dhe po punohet në projekte të ndryshme. Ai përmendi investimin për kampusin e universitetit “Nënë Tereza”, duke thënë se për herë të parë në histori të Maqedonisë, qeveria ndan 40 milionë euro për arsimin shqip.

“Çarshia e Vjetër është në fokus të veçantë, tash kemi filluar revitalizimin e saj, duke ndarë fillimisht gjysëm milionë euro për rregullimin e kalldërmës. Brenda një muaji e gjysmë do të fillojë edhe rregullimi i sheshit Skenderbeu, i cili do ta zgjidh çështjen e parkingut për Çarshinë e Vjetër”, tha Mexhiti, duke shtuar se nuk ka cep të Çairit ku nuk punohet.

E pyetëm edhe në lidhje me akuzat e BDI-së, prej ku ditë më herët thanë se Mexhiti është i kapur nga Mickoski me një dosje mbi 300 faqe.

“Nuk kanë argumente dhe ide, ditët kur u ngritën aktakuza reale ku është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve, ata sajojnë gjëra. Është film i tyre pa bazë. Tendenca e tyre është që të tregojnë se nuk jemi vetëm ne të korruptuar dhe të kapur te Gruevski, por edhe këta të tjerët. U munduan të paraqesin reformim, por edhe ajo është improvizim. Rinia që e paraqesin tani, janë familjarë të funksionarëve të kaluar”, tha Mexhiti.

Ndaj / Сподели