LAJME
Edukatorja i shkel gishtin fëmijës në çerdhe, prindi e kërcënon – ja në cilin qytet të Maqedonisë ka ndodhur rastiNisi lëshimi i troftës së Ohrit, Hoxha: 100 mijë tani, 1.5 milionë në shtatorLajm i keq për shoferët, përsëri rriten çmimet e naftës në “hava” në Maqedoni, ja sa do të shitet një litërDeklarata shokuese e ministrit izraelit: Duhet të vrasim 30-40 palestinezë çdo natëJa dy vëllezërit që mbrëmë u aksidentuan për vdekje në Podujevë“Propozohet një rrugë në Tetovë të mbaj emrin e Fadil Sulejmanit”, çmendet “Lidhja e Luftëtarëve: Ai i konsideronte maqedonasit bullgar!Trump përshëndet paktin e mbrojtjes mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit: Hap i madh dhe i guximshëmE rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të PodujevëEdukatorja i shkel gishtin fëmijës në çerdhe, prindi e kërcënon – ja në cilin qytet të Maqedonisë ka ndodhur rastiNisi lëshimi i troftës së Ohrit, Hoxha: 100 mijë tani, 1.5 milionë në shtatorLajm i keq për shoferët, përsëri rriten çmimet e naftës në “hava” në Maqedoni, ja sa do të shitet një litërDeklarata shokuese e ministrit izraelit: Duhet të vrasim 30-40 palestinezë çdo natëJa dy vëllezërit që mbrëmë u aksidentuan për vdekje në Podujevë“Propozohet një rrugë në Tetovë të mbaj emrin e Fadil Sulejmanit”, çmendet “Lidhja e Luftëtarëve: Ai i konsideronte maqedonasit bullgar!Trump përshëndet paktin e mbrojtjes mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit: Hap i madh dhe i guximshëmE rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të Podujevë
Lajmi ditës

Kujtim Shabani zgjidhet kryetar i nëndegës “Reçica e Vogël 1”

Kujtim Shabani zgjidhet kryetar i nëndegës “Reçica e Vogël 1”

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka njoftuar se është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i nëndegës “Reçica e Vogël 1”, ku për kryetar është zgjedhur Kujtim Shabani, përcjell tetova1

Rexhepi theksoi rëndësinë historike dhe organizative të kësaj nëndege për BDI-në, duke e cilësuar si një nga shtyllat kryesore të partisë ndër vite. Ai vlerësoi gjithashtu figurën e Shabanit si një aktivist të përkushtuar dhe me energji të re për strukturat e partisë.

Postimi i plotë i Rexhepit:

“Reçica e Vogël 1 gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet zemra e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Aty ku filloi gjithçka, aty ku u ngritën themelet e organizatës sonë politike, edhe sot me krenari, përkushtim dhe besim po ndërtojmë një të ardhme të sigurt e premtuese.

Në një frymë të fuqishme uniteti, sonte mbajtëm Kuvendin Zgjedhor të kësaj nëndege, ku për kryetar u zgjodh Kujtim Shabani, ekonomist i diplomuar, djalë i ri, energjik dhe i përkushtuar, që do të jetë vlerë e shtuar për Bashkimin Demokratik për Integrim – Dega Tetovë.

Kujtimi vjen në këtë detyrë si një ndër aktivistët më të zellshëm të BDI-së. Në zgjedhjet e fundit ishte shef shtabi në Reçicë të Vogël dhe në çdo cikël zgjedhor ka kryer me përgjegjësi të plotë detyrat dhe obligimet partiake, duke shërbyer si shembull dhe motivim edhe për të tjerët.

Urime Kujtim detyrën e re!

#Bashkë, hap pas hapi dhe për çdo ditë, po finalizojmë e forcojmë radhët tona për të ndërtuar me dinjitet, me zemër dhe me kokën lart BDI-në e së ardhmes!”, ka përfunduar Rexhepi./tetova1.mk/

Ndaj / Сподели