Lajmi ditës

Bastisje në Bogovinë – gjendet drogë, arrestohet një person, ja detajet

Bastisje në Bogovinë – gjendet drogë, arrestohet një person, ja detajet

Më 01.05.2026 rreth orës 06:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë dhe Njësia Policore në Kamenjanë, mbi bazë të urdhrit gjyqësor, kanë kryer kontroll në shtëpinë e personit me iniciale B.Z. (41) në fshatin Bogovinë.
Gjatë bastisjes është gjetur një substancë e bardhë pluhur, si dhe mjete për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga vepër penale. Personi është privuar nga liria dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Ndaj / Сподели