Të rinjtë e Qendrës Kulturore Rinore në Tetovë, së bashku me drejtorin Muhamed Mustafa, vizituan sot Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku u pritën nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe deputetët Fjolla Ujkani dhe Alban Bajrami.Gjatë vizitës, të rinjtë u njohën nga afër me funksionimin e Kuvendit dhe institucioneve demokratike, duke zhvilluar një bashkëbisedim të hapur me përfaqësuesit institucionalë.Ky takim synon forcimin e lidhjeve ndërmjet Tetovës dhe Prishtinës, si dhe nxitjen e bashkëpunimit, shkëmbimit të përvojave dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë e të dy qyteteve.
Lajmi ditës
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu pret të rinjtë e Qendrës Kulturore Rinore Tetovë
