LAJME
Miliarderi suedez Roger Akelius dhuron 76 milionë dollarë për arsimin e fëmijëve në GazaIrani godet depo municionesh dhe baza në Irak, si dhe një anije në Ngushticën e HormuzitFamilja Aliji nga Gradeci, shembull për t’u ndjekur: Çdo të xhuma dhuron ushqim për fëmijët me nevoja ndrysheArrestohen tre persona, dyshohen se tentuan ta shesin me dokumente false një tokë prej 1.5 milionë eurosh në SllatinëAlbi Qamili publikon fotografi nga Xhepçishti: Rruga e re ka transformuar fshatinGjendja alarmante në Gostivar, reagon Limani – ja çfarë thotëVëllai tenton ta therr vëllain, ja detajet“Qytetarë të shumtë të helmuar nga uji”, Spitali Klinik i Tetovës ofron mbështetje për Spitalin e Gostivarit: Jemi të gatshëm të ndihmojmëMiliarderi suedez Roger Akelius dhuron 76 milionë dollarë për arsimin e fëmijëve në GazaIrani godet depo municionesh dhe baza në Irak, si dhe një anije në Ngushticën e HormuzitFamilja Aliji nga Gradeci, shembull për t’u ndjekur: Çdo të xhuma dhuron ushqim për fëmijët me nevoja ndrysheArrestohen tre persona, dyshohen se tentuan ta shesin me dokumente false një tokë prej 1.5 milionë eurosh në SllatinëAlbi Qamili publikon fotografi nga Xhepçishti: Rruga e re ka transformuar fshatinGjendja alarmante në Gostivar, reagon Limani – ja çfarë thotëVëllai tenton ta therr vëllain, ja detajet“Qytetarë të shumtë të helmuar nga uji”, Spitali Klinik i Tetovës ofron mbështetje për Spitalin e Gostivarit: Jemi të gatshëm të ndihmojmë
Lajmi ditës

Koalicioni mes Mendi Qyrës dhe VMRO-DPMNE-së në Strugë nuk funksionon

Koalicioni mes Mendi Qyrës dhe VMRO-DPMNE-së në Strugë nuk funksionon

Edhe pse më se e qartë është se ka mospajtime në koalicionin në nivel lokal në Strugë mes kryetarit të komunës Mendi Qyra dhe VMRO-DPMNE, të dyja palët publikisht mohojnë mosmarrëveshjet tillë. Megjithatë, opinioni ishte dëshmitar, kur në seancën e fundit të këshillit, madje pesë pika të cilat autoritetet lokale donin t’i kalonin, nuk morën dritë jeshile, pasi nuk u mbështetën nga gjashtë këshilltarët e VMRO-DPMNE-së. Qyra për Alsat thotë se është i zhgënjyer nga ky qëndrim. Megjithatë shpreson se koalicioni do të vazhdojë të funksionojë.

Edhe pse sigurojnë se koalicioni vazhdon të funksionojë, nga VMRO-DPMNE thonë se për disa pika fare nuk kanë qenë të konsultuar.

“Këshilli për një pjesë të pikave të propozuara të cilat ishin në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet mori një vendim të tillë çfarë mori. Për ato çështje për të cilat nuk jemi konsultuar, dhe që vijnë ad hoc në seancë, ne marrim vendime të tilla, si i marrim. Ne kemi të drejtë të mos pajtohemi mes vete. Ne jemi parti demokratike dhe brenda reflektuam qëndrimin tonë. Nuk duhet të merret në mënyrë dramatike apo të shihet në prizmin e marrëveshjeve brendapartiake apo ndërkoalicionuese. Nuk ekzistojnë probleme në funksionimin e koalicionit”, tha Mite Stefoski -kryetar i Këshillit të Komunës së së Strugës – VMRO-DPMNE.

Në seancën e këshillit të martën nuk kaluan dy nisma të Qyrës, propozimi për ndalimin e pedalinave në bregdetin e Strugës dhe propozimi për rregulloren e pajisjeve urbane, por dritë jeshile nuk mori as propozimi për rritjen e çmimit të parkingjeve, si dhe vendimi për miratimin e studimit të fizibilitetit për dhënien e koncesionit dhe vendosjen e partneritetit publiko-privat për “Kontrollin dhe menaxhimin e problemit me qentë endacakë”./Alsat.mk.

Ndaj / Сподели