Lajmi ditës

I mituri sulmohet me mjet metalik nga tre bashkëmoshatarë në Tetovë

I mituri sulmohet me mjet metalik nga tre bashkëmoshatarë në Tetovë

Në SPB Tetovë mbrëmë është raportuar një rast i sulmit fizik ndaj një të mituri në Tetovë.

Sipas informacioneve nga policia, 49-vjeçari Z.B. ka raportuar se djali i tij i mitur, rreth orës 09:00, është sulmuar fizikisht në kryqëzimin mes rrugëve “Boris Kidriç” dhe “Jane Sandanski”.

Siç thuhet në kallëzim, sulmin e kanë kryer tre bashkëmoshatarë të tij, duke përdorur edhe një mjet metalik.

Nga policia njoftojnë se po punohet në dokumentimin e rastit në koordinim me prindërit dhe përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale.

Ndaj / Сподели