fjalimi të mbajtur sot përpara forcave të rendit, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri disa deklarata të forta lidhur me politikën e jashtme dhe tensionet në Lindjen e Mesme.
Duke u ndalur te Irani, Presidenti Trump u shpreh se Irani po pëson një humbje të thellë dhe paralajmëroi një lëvizje të fortë gjeopolitike lidhur me Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë për transportin e naftës.
“Pasi të përfundojmë mposhtjen e Iranit, i cili po mposhtet shumë keq, shumë shpejt do të deklaroj Ngushticën e Hormuzit një territor të Shteteve të Bashkuara,” deklaroi Presidenti Trump.
