LAJME
Hasim Murteazani: Në kohën e kësaj qeverie suspendohen policët kur tejkalojnë kompetencat, BDI-ja të përgjigjet për të kaluarënAli Ahmeti në mbështetje të Arkin Jahijit: Bërvenica meriton më shumëE rëndë në Kosovë/ Dyshohet se babai ka qëlluar për vdekje djalin e tij, ja detajet e paraMPB-ja suspendon nga puna 6 policë për dhunën ndaj dy të rinjve në SarajNdërron jetë Mehmet Zenuni, pronari i kompanisë „Hak Bus“ nga TetovaArabia Saudite: 12 të vrarë dhe 309 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, ja detajetDy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!“Task Force” arreston një 28-vjeçar në Vrapçisht, i gjenden marihuanë dhe kokainëHasim Murteazani: Në kohën e kësaj qeverie suspendohen policët kur tejkalojnë kompetencat, BDI-ja të përgjigjet për të kaluarënAli Ahmeti në mbështetje të Arkin Jahijit: Bërvenica meriton më shumëE rëndë në Kosovë/ Dyshohet se babai ka qëlluar për vdekje djalin e tij, ja detajet e paraMPB-ja suspendon nga puna 6 policë për dhunën ndaj dy të rinjve në SarajNdërron jetë Mehmet Zenuni, pronari i kompanisë „Hak Bus“ nga TetovaArabia Saudite: 12 të vrarë dhe 309 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, ja detajetDy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!“Task Force” arreston një 28-vjeçar në Vrapçisht, i gjenden marihuanë dhe kokainë
Lajmi ditës

Erdogan: Turqia do të vazhdojë mbështetjen humanitare, veçanërisht për Gazën

Erdogan: Turqia do të vazhdojë mbështetjen humanitare, veçanërisht për Gazën

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë njerëzit në nevojë në mbarë botën, veçanërisht në Gaza dhe t’u japë shpresë atyre që preken nga konfliktet dhe vështirësitë, transmeton Anadolu. Në një mesazh me rastin e Ditës Botërore Humanitare, Erdogan tha se Turqia mbetet një nga ofruesit kryesor të ndihmës humanitare dhe theksoi se qasja e saj është e rrënjosur në historinë e vendit dhe në vlerat e lashta qytetëruese të tij.

“Sot është Dita Botërore Humanitare. Duke marrë forcë nga historia jonë dhe vlerat e qytetërimit tonë të lashtë, ne vazhdojmë të jemi shembull për të gjithë në këtë çështje, e cila tejkalon politikën dhe të mbetemi vendi që ofron më së shumti ndihmë humanitare në botë në raport me të ardhurat kombëtare”, tha Erdogan në platformën turke të mediave sociale NSosyal.

Ai tha se fakti që më shumë se 300 milionë njerëz nuk kanë nevojat bazë dhe përpiqen të mbijetojnë mes vështirësive të mëdha duhet të shërbejë si një thirrje për komunitetin ndërkombëtar që të marrë përgjegjësi.

“Të ndihmosh të shtypurit, jetimët, të pambrojturit dhe ata në nevojë, si dhe të jesh pranë atyre që nuk kanë askënd, është një urdhër i fesë sonë”, tha Erdogan.

“Turqia do të vazhdojë të shtrijë dorën e saj të dhembshurisë kudo që ka dikë në nevojë. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë njerëzve në nevojë në shumë pjesë të botës, veçanërisht në Gaza dhe të jemi burim shprese për të shtypurit dhe viktimat”, shtoi ai.

Ndaj / Сподели