Lajmi ditës

Eli Fara rikthehet me koncert? Paraqitja e parë publike pas video-skandalit!

Eli Fara rikthehet me koncert? Paraqitja e parë publike pas video-skandalit!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara, do të performojë në Gjakovë më 28 nëntor, në kuadër të festivalit “Ditët e Nëntorit”, në një mbrëmje kushtuar muzikës tradicionale shqiptare dhe serenatave korçare. Artistja do të ngjitet në skenën e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, duke filluar nga ora 20:00, e shoqëruar nga Ansambli Artistik Skënderbeu.Përmes një njoftimi, organizatorët kanë bërë të ditur se pjesëmarrja e Eli Farës në këtë edicion të festivalit synon të sjellë para publikut muzikën e mirëfilltë shqipe dhe traditën e pasur muzikore të Korçës.

“E kemi nderin e madh që në këtë edicion të festivalit ‘Ditët e Nëntorit’ me e sjell legjendën e kangës së mirëfilltë shqipe, të madhen Eli Fara, me shoqërim nga Ansambli Artistik Skënderbeu, dy perla korçare”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Ata kanë vlerësuar veçanërisht kontributin e këngëtares në ruajtjen dhe interpretimin e muzikës tradicionale shqiptare, duke theksuar se serenatat korçare dhe këngët e saj origjinale kanë kapërcyer kufijtë dhe janë bërë të njohura në mbarë hapësirën shqiptare.“Me një za që ta qetëson shpirtin, s’është aspak çudi që Eli Fara e ka zbukuru skenën dhe kangën shqipe për ma shumë se 30 vjet. Serenatat korçare që i interpreton ajo bashkë me kangët origjinale i përshkojnë kufijtë e njihen nga e gjithë shqiptaria”, thuhet më tej në njoftim.

Ndaj / Сподели