Besim Hoda, një nga përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), pritet të dalë me një subjekt të ri politik në Maqedoninë e Veriut. Siç mëson Tema.mk, Hoda është duke u përgatitur për themelimin e një partie të re politike, e cila pritet të jetë një subjekt i ri në skenën politike shqiptare në vend. Megjithatë, deri më tani nuk ka detaje shtesë lidhur me emrin e partisë, përfaqësuesit e saj, strukturën organizative apo figurat që do t’i bashkohen këtij projekti politik./Tema.mk/
Lajmi ditës
EKSKLUZIVE: Besim Hoda pritet të themelojë parti të re politike në Maqedoninë e Veriut?!
