LAJME
Irani godet depo municionesh dhe baza në Irak, si dhe një anije në Ngushticën e HormuzitFamilja Aliji nga Gradeci, shembull për t’u ndjekur: Çdo të xhuma dhuron ushqim për fëmijët me nevoja ndrysheArrestohen tre persona, dyshohen se tentuan ta shesin me dokumente false një tokë prej 1.5 milionë eurosh në SllatinëAlbi Qamili publikon fotografi nga Xhepçishti: Rruga e re ka transformuar fshatinGjendja alarmante në Gostivar, reagon Limani – ja çfarë thotëVëllai tenton ta therr vëllain, ja detajet“Qytetarë të shumtë të helmuar nga uji”, Spitali Klinik i Tetovës ofron mbështetje për Spitalin e Gostivarit: Jemi të gatshëm të ndihmojmë“Çarten” mediat maqedonase: Ministri i ri i Kulturës i pret mysafirët me flamurin shqiptarIrani godet depo municionesh dhe baza në Irak, si dhe një anije në Ngushticën e HormuzitFamilja Aliji nga Gradeci, shembull për t’u ndjekur: Çdo të xhuma dhuron ushqim për fëmijët me nevoja ndrysheArrestohen tre persona, dyshohen se tentuan ta shesin me dokumente false një tokë prej 1.5 milionë eurosh në SllatinëAlbi Qamili publikon fotografi nga Xhepçishti: Rruga e re ka transformuar fshatinGjendja alarmante në Gostivar, reagon Limani – ja çfarë thotëVëllai tenton ta therr vëllain, ja detajet“Qytetarë të shumtë të helmuar nga uji”, Spitali Klinik i Tetovës ofron mbështetje për Spitalin e Gostivarit: Jemi të gatshëm të ndihmojmë“Çarten” mediat maqedonase: Ministri i ri i Kulturës i pret mysafirët me flamurin shqiptar
Lajmi ditës

EDITORIAL: Protestat në Shqipëri/ Rama kapet edhe me Tetovën, kryeministrit ende nuk i ka dalë inati nga “pensionimi” politik i Ali Ahmetit

EDITORIAL: Protestat në Shqipëri/ Rama kapet edhe me Tetovën, kryeministrit ende nuk i ka dalë inati nga “pensionimi” politik i Ali Ahmetit

Deklarata e fundit e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka ngritur jo pak reagime në hapësirën shqiptare. Duke folur për protestat kundër projektit në Vlorë, Rama përmendi edhe Tetovën, duke lënë të kuptohet se në organizimin apo mbështetjen e protestave ka elementë që vijnë nga Kosova dhe Tetova.
Për shumëkënd, kjo nuk është aspak e rastësishme. Kur përballet me kritika dhe kundërshtime, Rama shpesh kërkon “fajtorë” jashtë qendrës së problemit. Kësaj radhe, në shënjestër duket se kanë përfunduar edhe shqiptarët e Tetovës.


Po pse pikërisht Tetova?


Qyteti që historikisht ka qenë ndër qendrat më të fuqishme politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ishte ndër vendet e para ku u pa qartë rënia e ndikimit politik të Ali Ahmetit dhe BDI-së. Pikërisht aty nisi një valë pakënaqësie që më pas u përhap edhe në shumë zona të tjera shqiptare, duke e larguar partinë nga pozitat që kishte mbajtur për më shumë se dy dekada.


Prandaj, përmendja e Tetovës nga Rama tingëllon më shumë si një thumb politik sesa si një argument i bazuar në fakte. Në vend që të adresojë shqetësimet e protestuesve, kryeministri shqiptar zgjedh të flasë për “gurë nga Tetova” dhe “forca të jashtme”, duke krijuar përshtypjen se kundërshtimi qytetar nuk mund të jetë spontan.

Nëse protestat në Tiranë janë të drejta apo jo, këtë e gjykojnë qytetarët. Por etiketimi i Tetovës dhe i shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë si faktorë që qëndrojnë pas pakënaqësive të brendshme nuk ndihmon askënd. Përkundrazi, krijon ndarje të panevojshme mes shqiptarëve./Tema.mk/

Ndaj / Сподели