Më 06.07.2026, zyrtarët policorë të SPB Shkup kanë arrestuar V.I. (22) nga fshati Shtrahojadicë, në rajonin e Shkupit, pas një kallëzimi se kishte kërcënuar persona me armë zjarri.
Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur më 05.07.2026 rreth orës 21:10, pranë stacionit hekurudhor në Zelenikovë, ku V.I., së bashku me E.B. (24), gjithashtu nga Shtrahojadica, dyshohet se me një pistoletë ka kërcënuar I.M. (41) dhe disa persona të tjerë.
Po ashtu, sipas kallëzimit, E.B. ka sulmuar fizikisht N.N. (35).
Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes do të ndërmerren masat dhe procedurat përkatëse ligjore.
