LAJME
Hasim Murteazani: Në kohën e kësaj qeverie suspendohen policët kur tejkalojnë kompetencat, BDI-ja të përgjigjet për të kaluarënAli Ahmeti në mbështetje të Arkin Jahijit: Bërvenica meriton më shumëE rëndë në Kosovë/ Dyshohet se babai ka qëlluar për vdekje djalin e tij, ja detajet e paraMPB-ja suspendon nga puna 6 policë për dhunën ndaj dy të rinjve në SarajNdërron jetë Mehmet Zenuni, pronari i kompanisë „Hak Bus“ nga TetovaArabia Saudite: 12 të vrarë dhe 309 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, ja detajetDy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!“Task Force” arreston një 28-vjeçar në Vrapçisht, i gjenden marihuanë dhe kokainëHasim Murteazani: Në kohën e kësaj qeverie suspendohen policët kur tejkalojnë kompetencat, BDI-ja të përgjigjet për të kaluarënAli Ahmeti në mbështetje të Arkin Jahijit: Bërvenica meriton më shumëE rëndë në Kosovë/ Dyshohet se babai ka qëlluar për vdekje djalin e tij, ja detajet e paraMPB-ja suspendon nga puna 6 policë për dhunën ndaj dy të rinjve në SarajNdërron jetë Mehmet Zenuni, pronari i kompanisë „Hak Bus“ nga TetovaArabia Saudite: 12 të vrarë dhe 309 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, ja detajetDy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!“Task Force” arreston një 28-vjeçar në Vrapçisht, i gjenden marihuanë dhe kokainë
Lajmi ditës

“Dhuna në familje”, 15 vjeçarja nga shkupi ka tentuar vetvr’asjen

“Dhuna në familje”, 15 vjeçarja nga shkupi ka tentuar vetvr’asjen

Një rast i rëndë i dhunës në familje në Shkup ka çuar një vajzë 15-vjeçare në tentativë për vetëvrasje, pasi nuk ka mundur më të përballojë kërcënimet dhe presionin e vazhdueshëm nga babai i saj.

Sipas informacioneve, i dyshuari 56-vjeçar për një periudhë të gjatë kohore ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tyre, të moshës 18 dhe 15 vjeç. Edhe pse ai vazhdimisht shfaqte sjellje agresive, familjarët nuk e kishin denoncuar nga frika.

Pikërisht kërcënimet, fyerjet dhe presioni i vazhdueshëm e shtynë vajzën 15-vjeçare drejt këtij veprimi të dëshpëruar.

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka nisur menjëherë procedurë kundër babait të dhunshëm për veprën penale “rrezikim i sigurisë” sipas nenit 144 të Kodit Penal dhe ka propozuar masa të rrepta kujdesi.

Prokurori publik ka kërkuar ndalimin e largimit nga vendbanimi, detyrimin për paraqitje të rregullt në gjykatë, konfiskimin e dokumenteve të udhëtimit, si dhe ndalim të afrimit dhe kontaktit me viktimat.

Sipas njoftimit të prokurorisë, familja kishte jetuar për vite me radhë nën frikë nga sjellja agresive e të dyshuarit, ndërsa rasti u bë i njohur pasi vajza e mitur tentoi t’i japë fund jetës së saj.

Ndaj / Сподели