LAJME
VMRO-së ende nuk i “del inati” me VLEN-in për Bërvenicën, Milloshovski: GABUAN!Rast i rëndë në Maqedoni/ E dërgonte nënën e tij me karrocë invalidësh për të lypur, ndërsa më pas ia merrte paratë!Ofiqari i kurorëzimit nga Sllupçani dyshohet se lëshonte certifikata të falsifikuara për martesa të shtetasve të huaj!Banesa në Tetovë u regjistrua me kontratë të falsifikuar, MPB-ja ngriti kallëzim penal ndaj dy personaveBursa deri në 18.000 denarë në muaj për studentët, Ministria shpall konkursinKasami: NPK Tetova shquhet për mirëmbajtjen e qytetit, por…Ja sa borxhe ka paguar komuna e Tetovës!Nga janari deri në shtator janë raportuar mbi 1.300 raste të dhunës në familje, 90% e dhunuesve janë meshkujVMRO-së ende nuk i “del inati” me VLEN-in për Bërvenicën, Milloshovski: GABUAN!Rast i rëndë në Maqedoni/ E dërgonte nënën e tij me karrocë invalidësh për të lypur, ndërsa më pas ia merrte paratë!Ofiqari i kurorëzimit nga Sllupçani dyshohet se lëshonte certifikata të falsifikuara për martesa të shtetasve të huaj!Banesa në Tetovë u regjistrua me kontratë të falsifikuar, MPB-ja ngriti kallëzim penal ndaj dy personaveBursa deri në 18.000 denarë në muaj për studentët, Ministria shpall konkursinKasami: NPK Tetova shquhet për mirëmbajtjen e qytetit, por…Ja sa borxhe ka paguar komuna e Tetovës!Nga janari deri në shtator janë raportuar mbi 1.300 raste të dhunës në familje, 90% e dhunuesve janë meshkuj
Lajmi ditës

Daut Memishi: Pas mbi 20 vitesh pritje, stadiumi në Gllogjë–Përshefcë do të rindërtohet me bar artificial

Daut Memishi: Pas mbi 20 vitesh pritje, stadiumi në Gllogjë–Përshefcë do të rindërtohet me bar artificial

Pas më shumë se dy dekadash kërkesash nga banorët, stadiumi pranë shkollës në fshatin Gllogjë–Përshefcë do të marrë një pamje tërësisht të re. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, njofton Tema.mk

Sipas Memishit, procedurat për realizimin e projektit janë drejt përfundimit dhe stadiumi do të pajiset me bar artificial, duke krijuar kushte moderne për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe për të rinjtë e këtij fshati. “Ky ishte një premtim që ua dhamë qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore. Falë besimit që na dhanë, sot po e kthejmë atë premtim në një projekt konkret, i cili së shpejti do të realizohet”, ka deklaruar Memishi.

Ai ka theksuar se Komuna e Tearcës do të vazhdojë të investojë në përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe shkollore, me synim krijimin e kushteve sa më cilësore për nxënësit dhe të rinjtë.

Projekti pritet t’i japë fund një pritjeje të gjatë të banorëve të Gllogjë–Përshefcës, të cilët prej vitesh kanë kërkuar rregullimin e stadiumit pranë shkollës./Tema.mk

Ndaj / Сподели