Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mori pjesë sot në kuvendin e degës së partisë në Komunën e Tearcës, në kuadër të procesit të riorganizimit të strukturave partiake. Megjithëse drejtuesit e BDI-së kanë premtuar “freskim” dhe përfshirje të kuadrove të reja në strukturat e partisë, në kuvend u panë sërish shumë prej emrave të njohur që prej vitesh janë pjesë e udhëheqjes së degës dhe institucioneve.
Mes figurave të pranishme ishin edhe Agim Nuhiu, Shaban Memeti, si dhe funksionarë të tjerë të vjetër të partisë, gjë që ka nxitur komente se ndryshimet e paralajmëruara nuk janë reflektuar në përbërjen e strukturave lokale.
Kuvendi u zhvillua në prani të Ali Ahmetit dhe përfaqësuesve të tjerë të lartë të BDI-së, ndërsa partia vazhdon procesin e mbajtjes së kuvendeve nëpër degët e saj në vend.
Lajmi ditës
BDI mban kuvendin e degës në Tearcë, “degë e re” me figura të vjetra
