LAJME
Edukatorja i shkel gishtin fëmijës në çerdhe, prindi e kërcënon – ja në cilin qytet të Maqedonisë ka ndodhur rastiNisi lëshimi i troftës së Ohrit, Hoxha: 100 mijë tani, 1.5 milionë në shtatorLajm i keq për shoferët, përsëri rriten çmimet e naftës në “hava” në Maqedoni, ja sa do të shitet një litërDeklarata shokuese e ministrit izraelit: Duhet të vrasim 30-40 palestinezë çdo natëJa dy vëllezërit që mbrëmë u aksidentuan për vdekje në Podujevë“Propozohet një rrugë në Tetovë të mbaj emrin e Fadil Sulejmanit”, çmendet “Lidhja e Luftëtarëve: Ai i konsideronte maqedonasit bullgar!Trump përshëndet paktin e mbrojtjes mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit: Hap i madh dhe i guximshëmE rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të PodujevëEdukatorja i shkel gishtin fëmijës në çerdhe, prindi e kërcënon – ja në cilin qytet të Maqedonisë ka ndodhur rastiNisi lëshimi i troftës së Ohrit, Hoxha: 100 mijë tani, 1.5 milionë në shtatorLajm i keq për shoferët, përsëri rriten çmimet e naftës në “hava” në Maqedoni, ja sa do të shitet një litërDeklarata shokuese e ministrit izraelit: Duhet të vrasim 30-40 palestinezë çdo natëJa dy vëllezërit që mbrëmë u aksidentuan për vdekje në Podujevë“Propozohet një rrugë në Tetovë të mbaj emrin e Fadil Sulejmanit”, çmendet “Lidhja e Luftëtarëve: Ai i konsideronte maqedonasit bullgar!Trump përshëndet paktin e mbrojtjes mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit: Hap i madh dhe i guximshëmE rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të Podujevë
Lajmi ditës

BE- ja nis hetimet për projektin e kanalizimit në Zajaz

BE- ja nis hetimet për projektin e kanalizimit në Zajaz

Bashkimi Evropian ka nisur hetimet lidhur me realizimin e projektit të kanalizimit në fshatin Zajaz, bëri të ditur sot euroambasadori, Mihajlis Rokas.

I pyetur nga TV Koha, Rokas tha se dyshimet rriten për faktin se edhe kompania që është dashur të kryej punimet ka bankrotuar.

Euroambasadori njoftoi se është në komunikim të vazhdueshëm me kreun e Kërçovës dhe se kanë filluar hetimet dhe po mblidhen të gjitha dokumentacionet e nevojshme për këtë rast.

“Jo vetëm që ne i japim mjetet nga Bashkimi Evropian për përfundim të projekteve. Por pasi përfundojnë projektet ne nga afër e ndjekim procesin e realizimit të këtij projekti. Kemi dyshime, nga ajo që di, punëkryerësi ka bankrotuar. Kuptohet ne si BE nga afër e ndjekim këtë projekt. Jam në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e Kërçovës dhe kam kërkuar që të mi dërgojë të gjithë dokumentet dhe elementet nga realizimi i këtij projekti”, tha Rokas.

Ai shtoi se nëse konstatohen shkelje, Bashkimi Evropian do të kërkojë kthimin mbrapsht të mjeteve financiare. Megjithatë, shpreson që punët të kryhen sepse siç tha ai, “ky projekt është shumë i rëndësishëm për banorët e Kërçovës”.

“Nëse nuk është gjithçka ashtu siç duhet e kemi patjetër si BE të kërkojmë kthimin e mjeteve, megjithatë, shpresoj shumë që puna nuk do të vijë deri aty, sepse ky është një projekt shumë i rëndësishëm për kërçovarët”, tha ambasadori Rokas.

Ditë më parë, pikërisht nga Kërçova, euroambasadori paralajmëroi se ka indicie dhe dyshime për shkelje dhe mos kryerje të punimeve në kanalizimin e fshatit Zajaz, fshat pjesë e Komunës së Kërçovës. Ai deklaroi se në dokumentacionin e BE-së, kanalizimi është paraqitur si i përfunduar që në vitin 2024, por në terren, nuk ka kanalizim realisht.

Ndaj / Сподели