Më 06.05.2026, në ora 13:30 në Gostivar, zyrtarët policorë nga Njësia e Punëve Kriminalistike Gostivar kanë privuar nga liria E.I. (37) nga Gostivari. Gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të tij, e realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime me marihuanë, një peshore digjitale dhe 68.500 denarë.
Më pas, në ora 21:40, policia ka arrestuar edhe Xh.M. (38) nga fshati Zdunjë i Gostivarit, nën dyshimin për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215 të Kodit Penal.
Të dy personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
Lajmi ditës
Bastisje në Gostivar, gjendet drogë – arrestohen dy persona
