Një ish-pilot i Air Canada po përballet me akuza penale pasi fluturoi me një patentë piloti të falsifikuar për 17 vjet , njoftoi të martën policia kanadeze.
Jeffrey Wall u arrestua më 1 qershor pasi, sipas hetuesve, ai kishte bërë më shumë se 900 fluturime vendase dhe ndërkombëtare nga viti 2009 deri në vitin 2025, pa marrë kurrë licencën e kërkuar ose pa përfunduar studimet e tij.
“Ky rast dhe detajet e tij janë si një skenar filmi”, tha zëvendësshefi i Policisë Rajonale të Peel, Nick Milinovic, në një konferencë për shtyp në Ontario. “Wall u ngrit në pozicionin e kapitenit, ku për gati 17 vjet ai fluturoi me Boeing 767, 777 dhe 787”, duke fituar më shumë se 2 milionë dollarë nga puna e tij.
