Lajmi ditës

Arrestohet 26-vjeçari nga Dobroshti, voziste BMW pa patentë shoferi

Arrestohet 26-vjeçari nga Dobroshti, voziste BMW pa patentë shoferi

Më 15.06.2026 në ora 23:20 në fshatin Sllatinë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Tearcës kanë privuar nga liria personin J.A. (26) nga fshati Dobrosht. Gjatë një kontrolli në trafik, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve “BMW” me targa të Tetovës, të cilin ai e drejtonte, dhe pas verifikimeve të kryera është konstatuar se e drejtonte automjetin pa patentë shoferi. Automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Ndaj / Сподели