LAJME
Trump: Lufta me Iranin na kushtoi vota për shkak të çmimeve të karburantit“Raportohet për një vr’asje makabre dhe vetvr’asje në Maqedoni”, ja DETAJET tronditëse!MPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëTrump: Lufta me Iranin na kushtoi vota për shkak të çmimeve të karburantit“Raportohet për një vr’asje makabre dhe vetvr’asje në Maqedoni”, ja DETAJET tronditëse!MPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikë
Kronika e zezë

Arrestohen dy të punësuar në Gjykatën Penale të Shkupit, të dyshuar për korrupsion dhe kërkim ryshfeti

Arrestohen dy të punësuar në Gjykatën Penale të Shkupit, të dyshuar për korrupsion dhe kërkim ryshfeti

Dy persona të angazhuar në Gjykatën Penale të Shkupit janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në aktivitete korruptive dhe kërkim ryshfeti, mëson jozyrtarisht portali “Press24”.
Sipas informacionit, njëri nga personat, i punësuar si polic gjyqësor, i ka kërkuar 1.000 euro një pale në një proces gjyqësor, duke premtuar se do të ndërmjetësonte dhe do të “korruptonte” një gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkup, me qëllim që çështja të zgjidhej në favor të palës. Pasi vendimi i çështjes përfundoi në mënyrë të pafavorshme për të dëmtuarin, rasti është dërguar në Gjykatën Supreme.


Në atë fazë, i dyshuari sërish ka kontaktuar palën dhe ka kërkuar edhe 500 euro shtesë, duke pretenduar se do të ndikonte te vendimi i gjyqtarëve në Gjykatën Supreme. Në vend që të paguante shumën, i dëmtuari e ka raportuar rastin në polici.


Pas një takimi të organizuar më herët, polici gjyqësor është kapur me para të shënuara dhe menjëherë është arrestuar. Gjykata kompetente i ka caktuar masën e paraburgimit. Gjatë hetimit, nga telefoni i të dyshuarit janë siguruar të dhëna për komunikim me disa persona. Analiza ka treguar se ai, në këtë dhe raste të tjera të ngjashme, dyshohet se ka bashkëpunuar me një person të dytë – i punësuar në gjykatë si dorëzues gjyqësor.

Edhe për të dyshuarin e dytë është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Autoritetet hetimore po e vazhdojnë procedurën për zbardhjen e plotë të rastit dhe për të përcaktuar nëse ka përfshirje edhe të personave të tjerë.
Kjo informacion, për momentin, nuk është konfirmuar zyrtarisht nga institucionet kompetente.

Ndaj / Сподели