Lajmi ditës

Arrestohen dy persona në Tetovë pas incidentit me policinë

Arrestohen dy persona në Tetovë pas incidentit me policinë

Më 31.05.2026, në ora 20:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria A.I. (23) dhe Lj.B. (23), të dy nga Tetova.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 20:20 në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, kur policia ka ndaluar një automjet të tipit “BMW” me targa të Tetovës, i drejtuar nga Lj.B., ndërsa A.I. ndodhej si pasagjer.
Gjatë kontrollit, pasagjeri ka refuzuar të identifikohet, ndërsa të dy personat nuk kanë lejuar që ndaj tyre të kryhet kontroll personal. Sipas policisë, shoferi Lj.B. është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kërcënuar zyrtarët policorë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Ndaj / Сподели