LAJME
Roberto Carlos është konvertuar në Islam?Përleshje me gurë në Batincë, arrestohen 9 persona, dëmtohet edhe automjeti policor – ja detajetAvni Ameti vlerëson sakrificën e zjarrfikësve: Heroizmi i vërtetë është të rrezikosh veten për të shpëtuar dikë tjetërPërfundon takimi, Kurti: Pashë vullnet të LDK-së që vendit t’i sjellim president të riKush do ta zëvendësojë Islam Abazin? Prokurorët do të votojnë në fund të tetoritVLEN: Inflacioni bie në 2,3 për qind, vazhdojmë me politika në dobi të qytetarëveVr’asja e francezit në Ksamil, autori tentoi të largohej me ndihmën e dy shtetasve turqÇerdhja e Përshefcës drejt hapjes, në shtator do t’i presë femijët e parë – hapet aplikimi për paraqitje, ja çfarë duhet të dini (LINK)Roberto Carlos është konvertuar në Islam?Përleshje me gurë në Batincë, arrestohen 9 persona, dëmtohet edhe automjeti policor – ja detajetAvni Ameti vlerëson sakrificën e zjarrfikësve: Heroizmi i vërtetë është të rrezikosh veten për të shpëtuar dikë tjetërPërfundon takimi, Kurti: Pashë vullnet të LDK-së që vendit t’i sjellim president të riKush do ta zëvendësojë Islam Abazin? Prokurorët do të votojnë në fund të tetoritVLEN: Inflacioni bie në 2,3 për qind, vazhdojmë me politika në dobi të qytetarëveVr’asja e francezit në Ksamil, autori tentoi të largohej me ndihmën e dy shtetasve turqÇerdhja e Përshefcës drejt hapjes, në shtator do t’i presë femijët e parë – hapet aplikimi për paraqitje, ja çfarë duhet të dini (LINK)
Lajmi ditës

Ali Ahmeti dënon deklaratën e ministres serbe: Ideologjitë e urrejtjes përfundojnë në bankën e historisë

Ali Ahmeti dënon deklaratën e ministres serbe: Ideologjitë e urrejtjes përfundojnë në bankën e historisë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së një ministreje të Serbisë, e cila kishte thënë se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998. Ahmeti e cilësoi këtë deklaratë si tronditëse, çnjerëzore dhe të papranueshme, duke theksuar se ajo përbën jo vetëm fyerje për viktimat e luftës, por edhe pasqyrim të një mentaliteti të frymëzuar nga politikat kriminale të regjimit të Millosheviqit.

Sipas tij, të flasësh sot për spastrim etnik si alternativë politike, pas krimeve, masakrave dhe varrezave masive të dokumentuara në Kosovë, është dëshmi e një mendësie të rrezikshme dhe në kundërshtim me vlerat njerëzore, demokratike dhe evropiane. Ahmeti theksoi se mohimi ose glorifikimi i politikave gjenocidale nuk mund të ketë vend në shekullin XXI.

Në reagimin e tij, Ahmeti nënvizoi se historia tashmë e ka dhënë përgjigjen ndaj kësaj ideologjie. Ai rikujtoi se përballë politikave kriminale u ngrit rezistenca e popullit të Kosovës, e cila u kurorëzua me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke shtuar se liria dhe e drejta triumfojnë gjithmonë mbi ideologjitë e urrejtjes.(INA)

Ndaj / Сподели