LAJME
Terror në familje në Tetovë, 32-vjeçari kërcënonte prindërit me thikë – arrestohet nga policiaDy raste të ndara të dhunës në familje në Shkup: Vajza dhe djali sulmuan nënat e tyrePolicia ndërhyn pas të shtënave në një aheng familjar, arrestohet një person në BogovinëKush është Abdul El-Sayed? Mjeku mysliman që po bëhet gati për senatin amerikan? Irani dhe Omani bien dakord për një korridor detar në Ngushticën e HormuzitDhjetë vjet nga përmbytjet në Shkup – humbën jetën 22 persona, viktima më e re ishte një fëmijë dyvjeçarPërsëri zjarr në fushat e Tearcës, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme!Arrestohet një 39-vjeçar nga Çellopeku i Tetovës pasi voziste veturën në drejtim të kundërt në autostradën Shkup-VelesTerror në familje në Tetovë, 32-vjeçari kërcënonte prindërit me thikë – arrestohet nga policiaDy raste të ndara të dhunës në familje në Shkup: Vajza dhe djali sulmuan nënat e tyrePolicia ndërhyn pas të shtënave në një aheng familjar, arrestohet një person në BogovinëKush është Abdul El-Sayed? Mjeku mysliman që po bëhet gati për senatin amerikan? Irani dhe Omani bien dakord për një korridor detar në Ngushticën e HormuzitDhjetë vjet nga përmbytjet në Shkup – humbën jetën 22 persona, viktima më e re ishte një fëmijë dyvjeçarPërsëri zjarr në fushat e Tearcës, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme!Arrestohet një 39-vjeçar nga Çellopeku i Tetovës pasi voziste veturën në drejtim të kundërt në autostradën Shkup-Veles
Lajmi ditës

Aksidenti fatal në Pogradec, Elmedina Lloga është 26-vjeçarja nga Struga që mbeti e vdekur

Aksidenti fatal në Pogradec, Elmedina Lloga është 26-vjeçarja nga Struga që mbeti e vdekur

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Pogradec, në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka humbur jetën një 26-vjeçare nga Maqedonia e Veriut. Viktima është identifikuar si Elmedina Lloga, e cila ndodhej si pasagjere në një prej automjeteve të përfshira në aksident.

Sipas Policisë së Shtetit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30, kur automjeti me drejtues shtetasin G. H., banues në Korçë, është përplasur me një automjet me targa të huaja, i drejtuar nga shtetasi E. LL., banues në Maqedoninë e Veriut.

Përplasja ka rezultuar fatale për 26-vjeçaren, ndërsa janë dëmtuar edhe drejtuesit e të dy automjeteve si dhe dy pasagjerë të tjerë.

Të katër të plagosurit ndodhen në spital dhe po marrin mjekim, ndërsa sipas bluzave të bardha janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.

Ndaj / Сподели