LAJME
Heshtja e familjes Jasharaj pas verdiktit të Hagës – pse nuk pati asnjë reagim?Policia e Tetovës i zbardhë dy vjedhje, ja detajet“Vendimi për krerët e UÇK-së”, Ahmeti thotë se këtë vendim as gjykatat e Millosheviçit nuk do e jepnin – a harroj se ai vet ka lobuar për votimin e saj!BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëHeshtja e familjes Jasharaj pas verdiktit të Hagës – pse nuk pati asnjë reagim?Policia e Tetovës i zbardhë dy vjedhje, ja detajet“Vendimi për krerët e UÇK-së”, Ahmeti thotë se këtë vendim as gjykatat e Millosheviçit nuk do e jepnin – a harroj se ai vet ka lobuar për votimin e saj!BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-së
Lajmi ditës

“A mori Zaev 4 milionë euro ryshfet për PDU-në në Tetovë?”

“A mori Zaev 4 milionë euro ryshfet për PDU-në në Tetovë?”

VMRO-DPMNE ka vënë publikisht në pikëpyetje nëse ish-kryeministri Zoran Zaev ka marrë ryshfet prej 4 milionë eurosh për ndryshimin e planit të detajuar urbanistik në Tetovë.

Partia i referohet një audio-incizimi që u shfaq në rrjetet sociale, në të cilin, sipas tyre, biznesmeni Miodrag Davidović Daka bisedon me Zoran Mileski-Kiceec dhe përmend një pagesë prej dy plus dy milionë eurosh nëse zbatohet një projekt i caktuar.

Sipas VMRO-DPMNE-së, biseda aludon në ndërtimin e një kompleksi të madh banesor në Tetovë, me vlerë rreth 200 milionë euro, nga i cili, siç pretendojnë ata, do të rezultonte një përfitim i supozuar financiar.

Partia gjithashtu ngre pyetje shtesë – ku përfunduan paratë dhe nëse ka lidhje me investime jashtë vendit – dhe u bëri thirrje institucioneve kompetente të hetojnë këto akuza.

VMRO-DPMNE i bën thirrje prokurorisë të veprojë mbi informacionin, duke vlerësuar se qytetarët kanë të drejtë për përgjigje dhe për të përcaktuar përgjegjësinë.

Ndaj / Сподели