Lajmi ditës

Deklarata e fortë e Trump: Meloni një nga më të këqijat ndaj SHBA-së

Deklarata e fortë e Trump: Meloni një nga më të këqijat ndaj SHBA-së

Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer kritikat ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke e akuzuar atë për mungesë mirënjohjeje ndaj rolit të Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e aleatëve perëndimorë.

Në një intervistë për Tgcom24, Trump komentoi një postim të fundit të tij në rrjetin social Truth, ku shprehu pakënaqësinë për qëndrimin e disa vendeve anëtare të NATO-s, duke përfshirë edhe Italinë.

“Po trajtohemi shumë keq, edhe nga kryeministrja juaj. Ajo është sjellë në mënyrë të padrejtë ndaj atyre që kanë shpenzuar mijëra miliarda dollarë për të mbrojtur Italinë. Kur kërkuam vetëm një shenjë mirënjohjeje, përgjigjja ishte negative. Po flas për NATO-n në tërësi, jo vetëm për Italinë, por ajo ka qenë ndër më të këqijat”, deklaroi Trump për TGCOM24.

Ndaj / Сподели