Lajmi ditës

Ahmeti: Kërçova ka qenë gjithmonë vatër e rëndësishme e angazhimit kombëtar dhe politik

Ahmeti: Kërçova ka qenë gjithmonë vatër e rëndësishme e angazhimit kombëtar dhe politik

Kryetari BDI-së, Ali Ahmeti, ka ndjekur sot punimet e Kuvendit Zgjedhor në degën partaike të Kërçovës.

Ahmeti, gjatë një fjaimi para anëtarësisë partaike tha mes tjerash se, Kërçova ka qenë gjithmonë vatër e rëndësishme e angazhimit kombëtar dhe politik dhe kjo sipas Ahmetit me energjinë e që pa sonte e bën optimist për fitoret që i presin.

Postimi i plotë i Ali Ahmetit

Në një atmosferë të jashtëzakonshme entuziazmi dhe përkushtimi, mbajtëm Kuvendin Zgjedhor të Degës së BDI-së në Kërçovë, ku u zgjodhën strukturat e reja drejtuese të degës: Kryesia e Degës, Këshilli Mbikëqyrës, Komiteti i Veteranëve dhe sekretarët e sekretariateve.
Jam i bindur se përgjegjësinë e marrë sonte do ta bartin me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë ndaj anëtarësisë, qytetarëve dhe kauzës sonë të përbashkët. Këto struktura përbëhen nga njerëz kompetentë, të përgjegjshëm dhe të dëshmuar, të cilët, së bashku me mbështetjen e qytetarëve, do ta forcojnë edhe më tej Bashkimin Demokratik për Integrim si adresën më të besueshme dhe shtëpinë politike të shqiptarëve në vend.
Kërçova ka qenë gjithmonë vatër e rëndësishme e angazhimit kombëtar dhe politik, ndërsa energjia që pashë sonte më bën optimist për fitoret që na presin.
Urime të zgjedhurve dhe suksese në detyrat që i presin!

Ndaj / Сподели