Një motoçiklist ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur dje rreth mesditës në bulevardin “Aleksandar Makedonski” në Shkup.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksidenti është raportuar më 19 qershor rreth orës 12:00. Në të janë përfshirë një automjet transportues “Fiat Doblo” me targa të Shkupit, i drejtuar nga H.I. (31) nga Shkupi, dhe një motoçikletë “Honda” me targa të Shkupit, e drejtuar nga H.S. (41) nga Shkupi.
Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
Lajmi ditës
Aksidentohet rëndë me motor shkupjani, ja detajet
