LAJME
Lajmi ditës

Mickoski paralajmëron arrestime të reja të ish funksionarëve, ja për çfarë vepra?

Mickoski paralajmëron arrestime të reja të ish funksionarëve, ja për çfarë vepra?

Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë një paraqitjeje në emisionin “Vetëm intervistë” në televizionin Kanal 5 paralajmëroi arrestime të tjera të ish-funksionarëve të lartë shtetëror, por edhe atyre aktual, për të cilët ka dhe do të ketë dyshime.

Ai theksoi se Qeveria është e përkushtuar në një luftë konkrete dhe pakompromis kundër korrupsionit.

“Ku ka korrupsion? Ja le të na tregojnë, a keni ju dëshmi se ka korrupsion, apo ai që thotë se ka. Çdo denoncim që është bërë ka pasur veprim dhe arrestime. Nuk janë vetëm dy drejtorë të arrestuar të pushtetit aktual, ka më shumë. Dhe do të ketë edhe të tjerë nëse vazhdojnë, ja edhe sot kishte një aksion të tillë që lidhet me luftën kundër korrupsionit. Po ashtu më parë u parandalua kontrabanda e cigareve që ka zgjatur me dekada dhe ky është vetëm fillimi i atij hetimi, së shpejti do të pasojnë dëshmi të tjera që lidhen me funksionarë të lartë të disa prej qeverive të kaluara që janë marrë me kontrabandë cigaresh”, theksoi Mickoski.

Ai apeloi që çdo qytetar që do të denoncojë korrupsion, do t’i garantohet diskrecioni, ndërsa secili për të cilin do të vërtetohet se është i korrupsionuar do të duhet të mbajë përgjegjësi.

“Unë i ftoj publikisht qytetarët, e së shpejti do të kemi edhe një konferencë shtypi me një organizatë ndërkombëtare, atje ku ka korrupsion të denoncojnë publikisht dhe të veprojmë. Nuk pranoj fraza politike vetëm se gjoja ka korrupsion. Mirë, por ejani ta denoncojmë”, theksoi Mickoski.(INA)

Ndaj / Сподели