Lajmi ditës

Mickoski: Nuk ka pazar me identitetin

Mickoski: Nuk ka pazar me identitetin

Kryeministri i Hristijan Mickoski vlerësoi se procesi i integrimit evropian do të jetë i gjatë dhe i vështirë. Ai theksoi se vendi i qytetarëve të Maqedonjsë është në tryezën e Brukselit, si anëtare e barabartë e BE.


Nga manifestimi partiak në Strumica, Mickoski deklaroi se qëllimi strategjik i shtetit mbetet anëtarësimi në Bashkimin Evropian, por nënvizoi se nuk do të ketë lëshime kur bëhet fjalë për identitetin dhe gjuhën maqedonase.
Ai shtoi se rruga drejt BE-së duhet të bazohet në respekt të ndërsjellë dhe dinjitet kombëtar, duke theksuar se integrimi evropian mbetet prioritet i vendit.

Ai vlerësoi se procesi i integrimit evropian do të jetë i gjatë dhe i vështirë, duke u bërë thirrje qytetarëve që të përgatiten për një betejë për “korrigjimin e tradhtisë” që, sipas tij, është bërë nga qeveria e mëparshme.
Hristijan Mickoski theksoi gjithashtu se vendi i qytetarëve të Maqedonisë është në tryezën e Brukselit, si anëtare e barabartë e BE.

Ndaj / Сподели