LAJME
Memishi: Qytetarët dhe mërgimtarët me interesim të shtuar për shërbimet komunale në Tearcë, së shpejti funksionalizohen aplikacionet onlineAksident trafiku në Neproshten, aksidentohet një veturë me targa gjermane – kolona bëhet me kilometraTragjedi, shembet krani në Prishtinë – ndërron jetë 20 vjeçariBeqiri: Vazhdojnë punimet për ndërtimin e Parkut të Haraçinës po realizohen një sërë përmbajtjesh rekreativeRron Gjinovci Përparim Ramës: Kot se ke nejt në Londër, hala era bagla po të vjenMPB paralajmëron: Kujdes nga SMS-të e rreme për gjoba në trafikDubai shpërblen banorët që sjellin turistëPërleshje në Pirok: 54-vjeçari arrestohet pasi dyshohet se tentoi të sulmonte me mjet të mprehtë bashkëfshatarinMemishi: Qytetarët dhe mërgimtarët me interesim të shtuar për shërbimet komunale në Tearcë, së shpejti funksionalizohen aplikacionet onlineAksident trafiku në Neproshten, aksidentohet një veturë me targa gjermane – kolona bëhet me kilometraTragjedi, shembet krani në Prishtinë – ndërron jetë 20 vjeçariBeqiri: Vazhdojnë punimet për ndërtimin e Parkut të Haraçinës po realizohen një sërë përmbajtjesh rekreativeRron Gjinovci Përparim Ramës: Kot se ke nejt në Londër, hala era bagla po të vjenMPB paralajmëron: Kujdes nga SMS-të e rreme për gjoba në trafikDubai shpërblen banorët që sjellin turistëPërleshje në Pirok: 54-vjeçari arrestohet pasi dyshohet se tentoi të sulmonte me mjet të mprehtë bashkëfshatarin
Lajmi ditës

Ushtria amerikane thotë se ShBA-ja do ta mbajë bllokadën në Hormuz “sa të jetë e nevojshme”

Ushtria amerikane thotë se ShBA-ja do ta mbajë bllokadën në Hormuz “sa të jetë e nevojshme”

Ushtria amerikane i ka burimet për ta mbajtur bllokadën ndaj hyrjes dhe daljes së anijeve nga portet iraniane në Ngushticën e Hormuzit “për aq gjatë sa është e nevojshme” dhe se bllokada “do të mbetet në fuqi për aq gjatë sa presidenti thotë se do të mbetet në fuqi” – tha para gazetarëve komandanti i Komandës Qendrore, Admiral i lartë Bradley Cooper.

“Forcat amerikane i kanë sytë mbi secilin port iranian” – tha ai, përfshirë vëzhgimin nga ajri përmes dronëve zbulues MQ-9 dhe aeroplanëve për patrulla detare P8. “Ne jemi në gjendje që ta mbajmë këtë [në fuqi] për aq gjatë sa të jetë e nevojshme” – shtoi Cooper, raporton televizioni CNN.

Trumpi tha të premten në rrjete sociale se Irani është pajtuar për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, por se “bllokada detare do të mbetet në fuqi të plotë vetëm sa i përket Iranit, deri në atë kohë kur ujdia jonë me Iranin të jetë 100 për qind e kompletuar”.

Admirali Cooper tha se asnjë anije amerikane nuk është sulmuar që nga fillimi i operacionit dhe se, deri të premten, 19 anije ishin përpjekur që ta shkelnin bllokadën, por i respektuan paralajmërimet e forcave amerikane dhe u kthyen në porte pa incidente.

Cooper nuk përmendi ndonjë numër të minave detare që iranianët i kanë lëshuar në Ngushticën e Hormuzit që nga fillimi i luftës në shkurt, por tha se numri i tyre është “dukshëm brenda aftësisë sonë për t’i larguar” dhe se ShBA-ja ka qenë duke zhvilluar operacione të tilla deminimi.

Ndaj / Сподели