LAJME
Afrim Gashi shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, do të mbahen më 18 tetorSulm në parkingun pranë spitalit të Tetovës, policia në kërkim të dy të dyshuarveMojtaba Khamenei në shtratin e vdekjes, lideri suprem në gjendje të rëndë shëndetësore?Mevlan Ademi: Pas dy vitesh rikthejmë kërkesën për provimet shtetërore në shqipZelensky do të vizitojë Serbinë gjatë kësaj javeÇmimi i arit me rritjen më të madhe që nga janari, ja sa kushton!Tragjedi/ Vdesin 3 mërgimtar shqiptar në aksident trafiku, ishin duke u kthyer për në GjermaniFalë intervenimit të shpejtë dhe profesional të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tearcë, është parandaluar djegia e një shtëpie në fshatin NerashtAfrim Gashi shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, do të mbahen më 18 tetorSulm në parkingun pranë spitalit të Tetovës, policia në kërkim të dy të dyshuarveMojtaba Khamenei në shtratin e vdekjes, lideri suprem në gjendje të rëndë shëndetësore?Mevlan Ademi: Pas dy vitesh rikthejmë kërkesën për provimet shtetërore në shqipZelensky do të vizitojë Serbinë gjatë kësaj javeÇmimi i arit me rritjen më të madhe që nga janari, ja sa kushton!Tragjedi/ Vdesin 3 mërgimtar shqiptar në aksident trafiku, ishin duke u kthyer për në GjermaniFalë intervenimit të shpejtë dhe profesional të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tearcë, është parandaluar djegia e një shtëpie në fshatin Nerasht
Lajmi ditës

Komuna e Tearcës: Kemi filluar pastrimin e kanaleve, shumë prej tyre janë zënë për interesa personale të dikujt, do të veprojmë sipas ligjit

Komuna e Tearcës: Kemi filluar pastrimin e kanaleve, shumë prej tyre janë zënë për interesa personale të dikujt, do të veprojmë sipas ligjit

Komuna e Tearcës ka nisur sot një aksion të gjerë për pastrimin e kanaleve në të gjithë territorin e komunës, pasi është konstatuar se një numër i madh i tyre janë bllokuar nga mbeturinat e hedhura në mënyrë të papërgjegjshme.


Sipas autoriteteve komunale, gjatë inspektimeve në terren është vërejtur se në shumë raste kanalet janë zënë qëllimisht për interesa personale, duke shkaktuar probleme dhe pengesa për banorët e zonës.
Qëllimi i aksionit është përmirësimi i rrjedhës së ujërave, mbrojtja e mjedisit dhe parandalimi i problemeve që mund të shkaktohen nga bllokimi i kanaleve.


Nga Komuna e Tearcës u bëhet thirrje qytetarëve që mbeturinat t’i hedhin vetëm në vendet e parapara për këtë qëllim dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së ambientit. Njëkohësisht, komuna njofton se inspektorati komunal do të jetë vazhdimisht në terren dhe ndaj çdo personi që kapet duke hedhur mbeturina në vende të palejuara do të ndërmerren masa ligjore, ndërsa rastet do të procedohen te organet kompetente.
“Ruajtja e ambientit është përgjegjësi e përbashkët. Vetëm me bashkëpunim mund të kemi një komunë më të pastër dhe më të sigurt për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tearcës.

https://www.facebook.com/share/p/195DTYjLUF

Ndaj / Сподели