LAJME
Nju Jorku regjistron nivelin më të ulët të vrasjeve nën udhëheqjen e Zohran MamdanitTërmeti e dridhi Shkupin, ja detajetDarsma në Dobërdoll, 4 personave u shqyptohet masa e paraburgimit, ja sa ditëEdhe zyrtarisht bashkohen “nip e dajë”? Fatmir Limani rikthehet në krah të Ali Ahmetit pasi e përzun nga VLEN-i dhe Qeveria!Azizi i drejtohet Ahmetit: Patriotizmi nuk është aktrim, historia i mban mend veprat, jo fjalëtTansu Çiller në 1997-tën: “Nëse Greqia sulmon Shqipërinë, Turqia do të jetë në Athinë për 24 orë”Daut Memishi inauguron fushën sportive me bar artificial në Përshefcë–Gllogjë, hapet edhe turneu në futboll të vogëlAli Ahmeti: Fryma e Krushevës po zëvendësohet me dominim, shqiptarët po margjinalizohenNju Jorku regjistron nivelin më të ulët të vrasjeve nën udhëheqjen e Zohran MamdanitTërmeti e dridhi Shkupin, ja detajetDarsma në Dobërdoll, 4 personave u shqyptohet masa e paraburgimit, ja sa ditëEdhe zyrtarisht bashkohen “nip e dajë”? Fatmir Limani rikthehet në krah të Ali Ahmetit pasi e përzun nga VLEN-i dhe Qeveria!Azizi i drejtohet Ahmetit: Patriotizmi nuk është aktrim, historia i mban mend veprat, jo fjalëtTansu Çiller në 1997-tën: “Nëse Greqia sulmon Shqipërinë, Turqia do të jetë në Athinë për 24 orë”Daut Memishi inauguron fushën sportive me bar artificial në Përshefcë–Gllogjë, hapet edhe turneu në futboll të vogëlAli Ahmeti: Fryma e Krushevës po zëvendësohet me dominim, shqiptarët po margjinalizohen
Lajmi ditës

TMERR në Tetovë: Dyshohet se një grua dhunoi foshnjën 3-muajshe, qytetarët ia morën fëmijën dhe e lajmëruan policinë – ja DETAJET

TMERR në Tetovë: Dyshohet se një grua dhunoi foshnjën 3-muajshe, qytetarët ia morën fëmijën dhe e lajmëruan policinë – ja DETAJET

Një rast tronditës i dhunës ndaj një foshnje tre muajshe është raportuar në Tetovë, pasi dëshmitarët kanë vërejtur një grua duke e keqtrajtuar fizikisht fëmijën dhe duke e goditur në asfalt. Ata kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë njoftuar Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Sipas informacioneve nga SPB Tetovë, më 14 qershor 2026, në ora 17:20, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria V.M. (42) nga Prilepi, me qëndrim në Tetovë. Më vonë, në ora 18:30, në fshatin Sarakinë, zyrtarët e Policisë së Grupçinit kanë arrestuar edhe B.S. (37) nga i njëjti fshat.

Më herët, rreth orës 16:00, në SPB Tetovë ishte raportuar se rreth orës 15:30, V.M. ishte parë duke e keqtrajtuar fizikisht foshnjën e saj tre muajshe dhe duke e goditur në asfalt. Personat që e kanë parë ngjarjen ia kanë marrë fëmijën dhe e kanë raportuar menjëherë rastin në polici.

Për rastin janë njoftuar një punonjës social dhe një inspektor për të mitur, ndërsa të dy personat janë mbajtur në stacion policor.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tyre do të paraqiten kallëzime përkatëse.

Institucionet kompetente vazhdojnë të hetojnë të gjitha rrethanat e rastit dhe gjendjen shëndetësore të foshnjës.

Ndaj / Сподели